Fjalë Kyçe

53 vjeçari shqiptar, qëllohet me kallashnikov në mes të ditës

53 vjeçari shqiptar, qëllohet me kallashnikov në mes të ditës

Një 53 vjeçar është plagosur me armë zjarri pranë godinës së bashkisë së vjetër të Kavajës, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia informon se ngjarja u shënua sot rreth orës 11:00 në lagjen nr 2 dhe se është shoqëruar në polici autori. Gjithashtu është arritur të sekuestrohet dhe arma e krimit, kallashnikov.

“Për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja  po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov” informoi sot policia e Tiranes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.