Fjalë Kyçe

“Dhunë në Familje” një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit nga Prishtina

“Dhunë në Familje” një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit nga Prishtina

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit me inicialet V.Z për veprën penale “Dhunë në Familje”.

“Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri V.Z do të jetë në liri ekziston rreziku i ikjes dhe mos paraqitjes së tij para organeve të drejtësisë, pasi që i njëjti ju ka shmangur policisë nga data 15.04.2020 deri në arrestimin e tij, po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që tregojnë se nëse i pandehuri lihet në liri, do të ndikojë në dëshmitarët e mundshëm që kanë qenë në vendin e ngjarjes, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, pasi që i pandehuri është i njohur për organet e ndjekjes dhe evidentohet me raste si i dyshuar për vepra të ndryshme penale, andaj masa e paraburgimit është e domosdoshme me qëllim të pamundësimit të përsëritjes së veprës penale nga ana e të pandehurit dhe zhvillimit të papenguar në këtë rast penal “, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.