Fjalë Kyçe

Me rastin e 1 Qershorit, Miriami uron me Duam në krah

Me rastin e 1 Qershorit, Miriami uron me Duam në krah

Çifti shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë me 14 Janar të këtij viti. Miriami solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë, Duam.

Dyshja kanë publikuar rrallëherë momente pranë të voglit në rrjete sociale, ndryshe nga ç’kanë bërë me vajzën e tyre Ameli. Megjithatë ditën e sotme, me rastin e 1 Qershorit, Miriami ka publikuar foton më të ëmbël në profilin e saj të Instagramit.

Në foton në fjalë Ameli shfaqet duke përqafuar të vëllain dhe këngëtarja shkruan se ky është 1 Qershori më i bukur. “1 qershori më i bukur me dy lulet e mia të shtrenjta. Gëzuar”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Për herë të parë, Miriami ka zbuluar një pjesë nga portreti i të birit, i cili shihet në profil. Disa nga ndjekësit kanë shkruan se Duam duket që është kopja e Albanit.