Fjalë Kyçe

Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen e 27 vjeçarit, zgjerohet rrethi i hetimeve

Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen e 27 vjeçarit, zgjerohet rrethi i hetimeve

Policia e Kosovës, ka identifikuar personin e dyshuar në lidhje me vrasjen e 27 vjeçarit sot në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Alo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci, ka thënë se pavarësisht që është identifikuar personi deri më tani nuk është arrestuar.

“Policia ka identifikuar personin e dyshuar  dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre. Deri më tani nuk janë arrestuar”, ka thënë ai.

Borovci, ka treguar se aktualisht janë në fazën preliminare të hetimit të rrethane rreth këtij rasti,

“Aktualisht jemi në fazën  preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë edhe intervistimin e cilit do person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, ka deklaruar Borovci.

Sipas tij, është zgjeruar edhe rrethi i hetimit dhe janë duke u kryer operacione te bastisjeve nëpër lokacione të ndryshme  ku dyshohet se të dyshuarit mund të jenë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor. /Gazeta Alo/