Fjalë Kyçe

Vrasjen e të riut në Prishtinë e konfirmon edhe policia, detaje nga vendi i ngjarjes

Vrasjen e të riut në Prishtinë e konfirmon edhe policia, detaje nga vendi i ngjarjes

Rastin për vrasjen e të riut 27 vjeçar në Prishtinë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se i riu është plagosur derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Alo.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar.  I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës :

A. J. , mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./Gazeta Alo/