Fjalë Kyçe

Arrestohet në Ferizaj i dyshuari për detyrim

Arrestohet në Ferizaj i dyshuari për detyrim

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë arrestuar një person të dyshuar për detyrim.

“Ekipe të policisë së Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë arrestuar personin SH.T., 31 vjeçar, i kërkuar për veprën penale ‘’Detyrimi’’ në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore, me dënim burgu prej nëntë muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia në Ferizaj ka njoftuar se pas mbajtjes së seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.