Fjalë Kyçe

KRU Gjakova paralajmëron borxhlinjtë se do t’i dërgojë tek përmbaruesi

KRU Gjakova paralajmëron borxhlinjtë se do t’i dërgojë tek përmbaruesi

KRU Gjakova ka paralajmëruar konsumatorët borxhlinjtë se do t’i dërgojë tek përmbaruesit privat nëse nuk kryejnë detyrimet.

Nga KRU Gjakova është thënë se e njëjta vlen për gjitha zonat ku operon ajo, si Gjakovë, Rahovec e Prizren.

“Të nderuar konsumatorë, nga sektori i shitjes na njoftojnë se jemi duke bërë përgatitjen e lëndëve tek përmbaruesi privat për të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara duke mos kryer pagesa mujore. Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë faturën e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejt ujit të shpenzuar, në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve tuaja, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ndjekim procedurat përmbarimore. Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit. E njëjta vlen për gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri”, thuhet nga KRU Gjakova.