Fjalë Kyçe

21 të arrestuar sot, vlera e dëmit mbi 1 milion euro -flet prokurori i çështjes Rafet Halimi

21 të arrestuar sot, vlera e dëmit mbi 1 milion euro -flet prokurori i çështjes Rafet Halimi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë në konferencë për media lidhur me aksionin i cili është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”.

Prokurori i çështjes Rafet Halimi tha se operacioni është zhvilluar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Gjilan dhe Istog.

Numri i të arrestuarve është 21. Nga ky numër, 14 janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Ai tha se shumica e të arrestuarve janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrjejshme. Të njejtit dyshohen për marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtim ndikimi, legalizim i përmbajtje së rreme, mashtrim me subvencione etj.

“Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartëcekura dhe ndaj tyre do të paraqitet kërkesa për caktimin e paraburgimit”, tha ai.

Prokurori tha se aksioni është duke vazhduar dhe do të vazhdojë.

Teksa shtoi se vlera e dëmit i kalon mbi 1 milion euro.

Tutje, në konferencë janë inkurajuar qytetarët që të raportojnë rastet qëndërlidhen me keqpërdorim.