Fjalë Kyçe

Çitaku: Do të punoj ngushtë me Krasniqin për t’i ruajtur vlerat e PDK-së

Çitaku: Do të punoj ngushtë me Krasniqin për t’i ruajtur vlerat e PDK-së

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë që Memli Krasniqi është zgjedhja adekuate për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi u zgjodh sot kryetar i kësaj partive pasi nga delegatët mori 469 vota.

“Nëkëtë moment nuk kam menduar që do të ishte zgjedhje adekuate që të vijë dikush që ka shumë njerëz këtu në sallë dhe nuk i ka takuar asnjëherë në jetë. Mendoj që kemi bërë një zgjedhje të mirë. Memli është fantastik, dhe unë do të punoj shumë ngushtë me të për ta ruajtur bërthamën, ADN-në dhe vlerat e PDK-së”, ka thënë Çitaku.

Ajo po ashtu tha që kjo parti duhet ta japë alternativën dhe të tërheqë sërish votuesit kosovarë.