Fjalë Kyçe

Seksologu kosovar tregon arsyen pse po vdesin pleqtë në motele të Kosovës

Seksologu kosovar tregon arsyen pse po vdesin pleqtë në motele të Kosovës

Seksologu Hajrullah Fejza ka shpjeguar arsyen personat mbi moshën 65-vjeçare po vdesin nëpër motele në Kosovë.

Fejza në Natë Vere në T7 ka thënë se njerëzit vdesin prej seksit edhe në shtëpi, jo vetëm në motele.

Ai tha se seksi kërkon sforcim fizik, duke shtuar se personat e moshuar e sforcojnë veten pas marrjes së barnave dhe pastaj pësojnë sulme në zemër.

“Nuk e kisha quajt dukuri, njerëzit vdesin duke bërë seks edhe në shtëpi, jo vetëm në motele. Seksi është aktivitet fizik që kërkon sfrocim fizik. E marrin barin dhe mendojnë që janë të ri, e sforcojnë veten dhe pastaj pësojnë sulm në zemër”, ka thënë Fejza.

Ai shtoi se shpesh pranon edhe pacientë mbi moshën 65 vjeçare.

“Pleqtë mbi 65 vjeç vijnë shpesh për këshillim. Gjendja e tyre shëndetësore ndryshon. Është e pamundur me bë marëdhënie në këtë moshë pa marrë barna”, ka thënë Fejza.