Fjalë Kyçe

Aksidenti me fatalitet në Podujevë, gjykata merr këtë vendim për dy shoferët që bënin gara

Aksidenti me fatalitet në Podujevë, gjykata merr këtë vendim për dy shoferët që bënin gara

Gjykata Themelore në Prishtinë , Dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.ZH dhe L.M për shkak se të njëjtit dyshohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par.9 lidhur me par.6 dhe par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve L.ZH dhe L.M iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 09.03.2019 deri me datë 09.04.2019.

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar masa së paraburgimit kundër dy të pandehurve, pasi që nëse të pandehurit do të gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes së tyre duke pasur parasysh peshën e veprës penale, përkatësisht dëmin e shkaktuar me këtë vepër penale e që në rastin konkret kemi të bëjmë me humbjen e jetës së të ndjerit J.Z dhe shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor të dëmtuarit Y.I si dhe sanksionin e paraparë për këtë vepër penale.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Alo/