Fjalë Kyçe

Çitaku: Po të mos ishte Harry Bajraktari, kongresmeni Engel s’do të dinte për Kosovën

Çitaku: Po të mos ishte Harry Bajraktari, kongresmeni Engel s’do të dinte për Kosovën

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku ka deklaruar se seanca e djeshme në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte e pamundur sikur Eliot Engel të mos ishte kryesues.

Çitaku thotë se për këtë do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Sipas saj, Engel nuk do të dintë për vendin po të mos shkonte Harry Bajraktari e t’i  tregonte për Kosovën.

Postimi i saj i plotë në facebook:

Asgjë nuk ndodhë rastësisht dhe asnjë e arritur substanciale nuk bëhet pa punë sistematike.

Seanca e djeshme në Komitetin për punë të jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte e pa mundur sikur Eliot Engel të mos ishte kryesues i këtij komiteti të rëndësishëm.

Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite.

E kongresmeni Engle nuk do të dinte për Kosovën sikur të mos ishte Harry Bajraktari.

Siq e tregon shpesh kongresmeni, para më shumë se 30 vite, në zyren e tij kishte trokitur Harry, dhe kishte filluar t’i tregojë për Kosovën. Që atëherë kishte filluar një miqësi e fortë mes dyve. Harry e ka sjellur kongresmenin Engle shumë herë në Kosovë. Edhe gjatë ditëve tona të vështira.

Faleminderit Harry!

Fotografia e Vlora Citaku