Fjalë Kyçe

Fansja e pyet Ciarën se a e di ku ndodhet Shqipëria, këngëtarja i përgjigjet në gjuhën shqipe

Fansja e pyet Ciarën se a e di ku ndodhet Shqipëria, këngëtarja i përgjigjet në gjuhën shqipe

Ciara është një nga artistet më të pëlqyera në botë.

Ajo numëron fansa të shumtë por jo vetëm në botë pasi që edhe në trojet shqiptare pëlqehet mjaft shumë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, një fanse e këngëtares nga Shqipëria e ka kontaktuar Ciaran përmes një lidhjeje direkte në rrjetin social Instagram.

Fansja u pyet nga këngëtarja se prej nga vjen, dhe ajo i përgjigjet duke thënë “Nga Shqipëria”, vend që siç shihet nuk është i panjohur për të.

“O sa mirë, e kam idenë ku i bie përafërsisht, por nuk kam qenë ndonjëherë”, ka thënë Ciara në video.

Pas bisedës që bënë, Ciara i kërkon fanses t’ia mësojë fjalën mirupafshim në shqip e që më pas bisedën e mbyllë me këtë fjalë.