Fjalë Kyçe

Haradinaj: Delegacioni ta ngrit më shumë zërin, nëse Serbia na qet kushte edhe ne të veprojmë njëjtë

Haradinaj: Delegacioni ta ngrit më shumë zërin, nëse Serbia na qet kushte edhe ne të veprojmë njëjtë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës në dialog që ta ngrit zërin ndaj Serbisë .

“Kosovës i bëhet presion i pareshtur për taksën. Delegacioni i Kosovës duhet të fillojë ta ngrit zërin në raport me Serbinë, nëse ata na qesin kushte duhet ti qesim edhe ne sepse kemi shumë argument qoftë nga e kaluara qoftë edhe nga e tashmja”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.

Ndërsa, duke folur për platformën ka thënë se për herë të parë që nga viti 2011 ne e kemi një platformë dhe një ligj që I jep kompetenca delegacionit shtetëror.

“E para po bëhet një presion shumë i madh për taksën për fillim të dialogut, ndërsa Kosova nuk qiti kusht për të zhdukurit, Kosova nuk qiti kusht për masakrat e shumta, Kosova nuk qiti kusht kush e bëri krimin në Pejë, pra si rezultat i krejt kësaj ne sot e kemi platformën ku janë të specifikuara përgjegjësitë e delegacionit dhe mendoj se parlamenti duhet ti jep mbështetje dhe të arrihet marrëveshja finale dhe të dihet fati i të pagjeturve tonë, dihet fati Ii përgjegjësive prej 2011 ku kemi shumë marrëveshje të paimplementuara”, ka thënë ai./Gazeta Alo/