Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka zgjedhur që të reagojë sot për vendimin e gjykatës e cila ka liruar zyrtarët qeveritarë nga aktakuza për gjuajtje me armë.
Konjufca, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se është penduar që ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka thënë se është dashur që të gjuaj me një allti me gaz lotsjellës e gjykata do ta shpallte të pafajshëm.
Postimi i tij i plotë:
Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me gjujtë Qeverinë. Gjykata paska pasë me më shpall të pafajshëm e me më liru! Nuk kanë thanë kot pleqtë – njeri hjek për mend./Gazeta Alo/