Fjalë Kyçe

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme edhe për lojërat e fatit

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme edhe për lojërat e fatit

Projektligji për mbylljen e lojërave të fatit do të jetë sot pikë e rendit të ditës në një seancë tjetër të jashtëzakonshme, pos asaj për orët e humbura gjatë grevës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë, shkruan Gazeta Alo.

“Lojërat e fatit do të mbyllen përfundimisht sot e kemi pikë e rendit të ditës, është thirr nga kryeministri i Kosovës. Po ashtu e kemi një seancë të jashtëzakonshme për situatën e krijuar për orët e humbura gjatë grevës. Këto tema do të trajtohen sot. Më datën 11 prill do të kemi seancë e cila do të jetë seancë e rregullt me pikat e papërfunduar, janë dikund rreth 45 pika’’, ka thënë Veseli./Gazeta Alo/