Fjalë Kyçe

PSD: Nuk kemi vota për ata që i quajnë banditë përfaqësuesit legjitim të Kosovës

PSD: Nuk kemi vota për ata që i quajnë banditë përfaqësuesit legjitim të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se Partia Socialdemokrate nuk ka vota për tu bashkuar më Listën Serbe në Kuvendin e Republikës.

Sipas tij, PSD nuk ka vota për ata që i quajnë  bandita përfaqësuesit legjitim të Kosovës dhe për ata që veprojnë çdo ditë kundër Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve reciproke. Përgjegjësia dhe adresa për mosnormalizim është në Beograd, jo në Prishtinë.

Postimi i tij i plotë:

NUK KEMI VOTA PËR LISTËN SERBE NË KUVEND

Partia Socialdemokrate nuk ka vota për të bashkuar me Listën Serbe në Kuvendin e Republikës.

Nuk kemi vota për ata që i quajnë bandita përfaqësuesit legjitim të Kosovës dhe për ata që veprojnë çdo ditë kundër Republikës së Kosovës.

Mbetemi jo vetëm të hapur, por edhe të interesuar, për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive lokale dhe rajonale, që angazhohen për barazi midis popujve.

Ato nuk janë Lista Serbe dhe shefat e tyre që raportonin nga Pale për bombardimet e Ratko Mlladiqit mbi Sarajevën dhe që ishin ministra të propagandës së Millosheviqit në kohën e krimeve të aparatit të tij shtetëror në Kosovë.

Njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve reciproke. Përgjegjësia dhe adresa për mosnormalizim është në Beograd, jo në Prishtinë./Gazeta Alo/