Fjalë Kyçe

Thaçi: Në vitin 1998 bota filloi ta kuptojë drejtë Kosovën

Thaçi: Në vitin 1998 bota filloi ta kuptojë drejtë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 21 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, ka thënë se sakrifica e familjes Jashari në krye me komandant Jasharin e shumë dëshmorë të tjerë që ranë për liri bënë sakrificë sublime.

Sipas tij, kjo sakrificë bëri kthesë të pashembullt dhe bota filloi ta kuptojë drejtë Kosovën, shkruan Gazeta Alo.

“UÇK-ja u bë projekti më madhor kombëtar në historinë e kombit shqiptarë. Sot nderojmë të gjithë për sakrificën që dhanë për lirinë e Kosovës. Në të njëjtën ditë që është e krenarisë kombëtare kujtojmë edhe spastrimin dhe gjenocidin që bëri Serbia në Kosovë”, ka thënë ai.

E, duke folur për këtë Thaçi, ka deklaruar se këtë 21 vjetor të “Epopesë së UÇK-së”, Kosova për here të parë po e shënon me ushtrinë e saj.

“Në këtë 21 vjetor “Epopenë e UÇK-së,  për herë të parë po e shënojmë me Ushtrinë e Kosovës të njohur edhe ndërkombëtarisht. Ecja e Kosovës përpara është e pandalshme. Po konsolidohemi si në rrafshin kombëtar edhe atë ndërkombëtar. Kosova në të ardhmen e afërt do të bëhet pjese edhe e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë ai./Gazeta Alo/