Fjalë Kyçe

6 gjërat që s’duhet t’i bëni në një dasëm kosovare

6 gjërat që s’duhet t’i bëni në një dasëm kosovare

Stina e verës padyshim mund të quhet edhe si ‘stinë e dasmave’. Ahengjet familjare në trevat kudo që ka shqiptarë zakonisht përzgjedhen të bëhen në këtë stinë për arsye të shumta, shkruan Gazeta Metro.

Dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të jetës, të ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit.

Më poshtë ju sjellim 6 6 gjërat që s’duhet t’i bëni në një dasëm kosovare:

 

  1. Mos e ndërroni vendin, por uluni aty ku ju kanë caktuar ftuesit.

 

  1. Nëse ke dikë të afërt dhe dëshiron të jesh më të gjatë dasmës, keni parasysh se nuk është vendi i duhur për t’i plotësuar dëshirat personale.

 

  1. Nëse restauranti nuk ka Wi-Fi, atëherë mos e shqetësoni stafin duke e pyetur se përse restauranti nuk ka internet. Por, edhe nëse ka Wi-Fi, mundohuni që ta përdorni atë vetë, nëse vërtet ju duhet

 

  1. Mos i zhvendos pjatat dhe gotat nga njëra në tjetrën tavolinë, por kur e ndërron tavolinën kërko nga stafi i restaurantit që të sjell gotë të pastër, e po ashtu edhe pjatë.

 

  1. Mos e kritiko ushqimin sepse ai është i përgatitur më parë dhe nuk ka mundësi të ndryshohet.

 

  1. Kujdes me mënyrën si ushqeheni. Mundohuni t’i ndiqni rregullat e caktuara sa i përket mënyrës së ushqimit, sepse përndryshe mund të krijoni përshtypje të keqe.