Me 6 muaj burgim është dënuar zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj.
Ai është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ka qenë drejtor i Inspeksionit në Prizren.
Nëse brenda një viti Nerjovaj nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, nuk do të vuajë dënimin.
Mbrojtja e Nerjovajt, avokati Blerim Mazreku, vendimin e ka konsideruar të padrejtë dhe ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.
Sipas aktakuzës, Bujar Nerjovaj sa ishte drejtor i Inspeksionit në Prizren gjatë periudhës 2011-2013, nuk i kishte siguruar kushtet për t’i ekzekutuar rrënimet e katër objekteve në zonën historike të Prizrenit.
Si shkak i mospagesës së detyrimeve, vlerësohet se buxheti i Komunës së Prizrenit u dëmtua për më shumë se 36 mijë euro.
E, zëvendësministri Nerjovaj pati paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga kjo pozitë nëse shpallet fajtor.
Derisa Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KTV-së, nëse ai do të shkarkohet.