Fjalë Kyçe

6 specie misterioze njërëzore, që shumica nuk e dinë që kanë ekzistuar

6 specie misterioze njërëzore, që shumica nuk e dinë që kanë ekzistuar

Sipas shumë shkenctarëve njerëzit e sotëm dikur  kanë ekzistuar me specie tjera, shumë të çuditshme, që ndër vite janë zhdukur, shkruan Gazeta Metro.

Shkenca e arkeologjisë ka treguar se te paraardhësit njerëzor janë bërë më shumë gjetje, dhe është bërë e qartë se Homo Genus, ishte dikur i përfaqësuar me lloje të ndryshme.

Më poshtë ju sjellim 6 speciet njerëzore, që kanë ekzistuar dikur, dhe  janë zhdukur pastaj.

 

  1. Homo Heidelbergensis

 

Homo Heidelbergensis, ose njeriu i Haidelbergut. Ky paraardhës i zhdukur njerëzor, ka ekzistuar në Tokë rreth 600.000 vjet në Afrikë, pjesë të Azisë dhe Evropës. Ata besohet të jenë paraardhësit e drejtpërdrejtë të Neandertalit. Madje disa arkeologë argumentojnë, se ata janë neandertalët e “hershëm”. Njeriu i Haidelbergut, ishte jashtëzakonisht i gjatë, me një gjatësi mesatare prej 1.8 m, por gjithashtu edhe shumë inteligjent. Ata kanë përdororur heshtat prej guri për të vrarë dhe rrjepur kafshët e mëdha, dhe mund të kenë qënë speciet e para njerezore, që i varrosnin me vetëdije të vdekurit e tyre.

 

  1. Homo Rudolfensis

 

Ky paraardhës i zhdukur njerëzor, njihet vetëm nëpërmjet një numri të vogël fragmentesh të kockave fosile. Ka një debat nëse Rudolfensis, është anëtari më i hershëm i njohur i Homo Genus, apo nëse është një anëtar shumë vonë i gjinisë Australopetikus. Për shkak të eshtrave të pakta, mbi këtë specie nuk dihet shumë. Por të dhënat në dispoziocion, sugjerojnë se truri i tij ishte proporcionalisht më i madh, se anëtarët e tjerë më të hershëm të Homo Genus.

 

  1. Njeriu i Javës

 

Në fillim të viteve 1890, arkeologët zbuluan në lindje të Ishllit Java një palë dhëmbë, një kafkë dhe një kockë femorale, të një specieje të zhdukur. Zbulimi u cilësua historik, pasi ai mbetet ende sot hominidi më i vjetër i gjendur ndonjëherë. Fillimisht, disa studiues argumentuan se Njeriu i Javës, ishte një paraardhës i Homo Erektus. Por pati të tjerë që thanë se ai përfaqëson të ashtuquajturën “lidhje të humbur”, midis majmunit dhe njeriut.

 

  1. Njeriu i Boskopit

 

U zbulua në vitin 1913 në Boskop të Afrikës së Jugut. Madhësia e trurit në kafkë, duhet të ketë qenë më e madhe se ajo e një njeriu modern. Pas ekzemplarëve të tjerë që u zbuluan, iu dha emri Homo Kapensis. Megjithatë, pas kritikave të ashpra në vitet 1950, Njeriu Boskop së bashku me pjesën tjetër të Homo Kapensis, u riklasifikuan si të njëjtë anatomikisht me Homo Sapiens, dhe jo si një paraardhës i zhdukur.

 

  1. Njeriu i Denisovës

 

Një nga zbulimet më të fundit, të një specie njerëzore të zhdukur, ka ndodhur në shpellën Denisova në Siberi në vitin 2008. Deri tani është zbuluar vetëm një mbetje. Por falë përparimeve në analizën e ADN-së, është bërë e mundur renditjes e gjenomit të Homo Denisovan. Është arritur të tregohet se disa njerëz në Tibet, kanë fragmente të ADN-së së Njeriut, të Denisovës, ashtu si disa evropianë kanë një përqindje të vogël të ADN-së së Neandertalit.

 

  1. Njeriu Penghu

 

Një tjetër specia e zhdukur njerëzore, e zbuluar në vitin 2008 ishte Homo Caiçangensis , ose ndryshe Njeriu Penghu. Eshtrat e fosilizuara u zbuluan nga peshkatarët e ishujve Penghu, jashtë brigjeve të Tajvanit. Koka e tij është jashtëzakonisht e madhe, dhe ka dhëmbë gjigantë. Arkeologët mendojnë se bëhet fjalë për një specieje të panjohur më parë, ndoshta shumë të ngjashëm me Homo Erektus , por më e madhe. Deri më tani nuk ka qenë e mundur të përcaktohet vjetërsia e fosileve, dhe për pasojë as koha se kur ka ekzsituar kjo specie.