Fjalë Kyçe

6 viktima dhe mbi 3 mijë e 900 raste të reja me COVID në Kosovë

6 viktima dhe mbi 3 mijë e 900 raste të reja me COVID në Kosovë

Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

27 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës.

Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.

Në total numri i rasteve aktive është 28.751.