Fjalë Kyçe

60 vjeçari bën vetëvrasje në Viti

60 vjeçari bën vetëvrasje në Viti

Një person i moshës 60 vjeçare nga fshati Terpezë e Vitisë, i ka dhënë fund jetës duke goditur veten me armë në kokë, shkruan Gazeta Metro.

Prokuroria ka treguar se pas problemeve familjare që kishte viktima, i ka dhënë fund jetës duke goditur veten me armë zjarri në pjesën e kokës.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda.

Njoftimi i plotë:

Dyshohet se më 20 korrik 2019, rreth orës 4h të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës. I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

– Një (1) automjet, i markës ‘’Opel Astra’’

– Një (1) armë e llojit ‘’Browning’’, kalibër 7.65 mm,

– Një (1) gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe,

– Një (1) karikator me shtatë (7) fishekë, të së njëjtës armë.