Fjalë Kyçe

Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova u ngrit për 17 vende në luftën kundër korrupsionit

Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova u ngrit për 17 vende në luftën kundër korrupsionit

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë – tri më shumë sesa vitin e kaluar – në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Sipas Institutit Epik, njëkohësisht, Kosova ka shënuar rangim të dytë më të mirë historik që nga fillimi i matjeve të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit.

Në një foto të publikuar nga ky Institut bëhet e ditur se ngritja vjetore gjatë udhëheqjes së kryeministrit Albin Kurti është bërë për 17 vende.

Në kohën e udhëheqjes së ish-kryeministrit Isa Mustafa për 10 vende, teksa nën udhëheqjen e ish-kryeministrit Hashim Thaçi për 8 vende, përcjell