Fjalë Kyçe

I vdes gruaja dhe foshnja, burri nga Shtimja akuzon mjekët

I vdes gruaja dhe foshnja, burri nga Shtimja akuzon mjekët

Haxhere Rama për shkak të komplikimeve shëndetësore ka vdekur disa ditë pas foshnjës së saj.

Dheu është ende i njomë.

Këtu po pushon trupi i të ndjerës Haxhere Rama së bashku me foshnjën e saj, të cilat vdiqën vetëm pak ditë ndërmjet.

E gjithë kjo, dyshohet se ndodhi për shkak të disa komplikimeve shëndetësore, që 35 vjeçarja pati, derisa ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë.

Fajin për këtë ngjarje të rëndë, familjarët e viktimave po ua hedhin mjekëve, të cilët e përcollën gjendjen atyre.

Sipas bashkëshortit, 35 vjeçarja e cila qëndroi 17 ditë në Intensivë, nuk ka pasur komplikime të tilla në dy shtatzënitë e kaluara.

Ndihmë, sipas Ramës, nuk iu dha as në spitalin e Ferizajt.

Por këtë e kanë mohuar stafi shëndetësor.

Ata prapa kamerës i thanë televizionit që e ndjera ka pasur parametra vitale, prandaj nuk ka marrë shërbime tjera shëndetësore në këtë spital.

E gjithë kjo neglizhencë, Rama thotë se e shtyu që rastin ta paraqesë në Polici.

E tashmë këta të fundit kanë nisur procedurat.

Në një përgjigje për T7 gjinekologu Jakup Ismajli ka pohuar që e ndjera ka qenë paciente e tij dhe deri me datë 20 dhjetor gjendja e saj ka qenë stabile.

“Me 20.01.21 ka ardh nga matreniteti i Ferizajit ne javen e 36 të shtatzanisë me gjakderdhje. Ka ardh në gjendje të rendë në ora 23.35. Operacioni është kryer në ora 23.55. Gjatë operacionit është reanimiuar me gjak dhe plazmë. Pas 4 orëve i përkeqsohet gjendja ekipa operatore ka hy prapë në sallë. Është reanimuar me gjak dhe është transferuar në Mjekim Intensiv Qendror për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Ismjali.

E ndjera ka lënë pas vetes dy vajza 12 dhe 7 vjeçe.