Fjalë Kyçe

Azemi: Nuk e njohim pagën minimale nën 400 euro

Azemi: Nuk e njohim pagën minimale nën 400 euro

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat Jusuf Azemi, ka thënë se nuk do ta pranojnë pagën minimale nën 400 euro.

Azem në një konferencë për media tha se ka informacione se qeveria do të merr vendim lidhur me këtë, por kjo mbetet të shihet.

“Nuk do të pranojnë asnjë pagë minimale nën 400 euro”.

“Ne bëjmë me dije që nëse duhet biseduar me pagën minimale, për pagën minimale nuk janë të thirrur që të bisedojnë të tjerët, por përfaqësuesit e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, e ka përfaqësuesin e vet dhe vetëm ata kur japin pëlqimin dhe vendimin paga minimale mund ta ketë vendimin e vet. Përndryshe tash me këtë përbërje që është Këshilli Ekonomik Social që bisedon edhe për pagën minimale nuk e njohim dhe nuk na obligon çfarëdo page që do të jetë nën 400 euro edhe pse për ne është pagë jashtëzakonisht e vogël”.

“Nuk guxoj të them se cila do të jetë propozimi pagës së kryeministrit të Kosovës. kemi dy propozime. Propozimi i parë që ka qenë në vitin 2021 që paga minimale të jetë 350 euro dhe propozimi i dytë që tani ka ra në 250 euro. Ne nuk dojmë të flasim se për cilën shumë e ka pasur fjalën por kemi informacione se do të lëviz diçka për pagën minimale, por sa është reale kjo mbetet të shihet me kohë”.