Fjalë Kyçe

63 vite që nga lindja e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson

63 vite që nga lindja e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson

Legjenda e muzikës pop, Michael Jackson, ka lindur më 29 gusht të vitit 1958 në Gary, Indiana.

Sot janë bërë plot 63 vite që nga lindja e tij, gjersa për audiencën mbarëbotërore u njoh si: këngëtar, autor, kompozitor, producent, koreograf e po ashtu edhe si valltar.

Duke qenë se kishte një sërë pagëzimesh nga adhuruesit e muzikës së tij, ai nuk ka dyshim se ishte një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.


Michael vdiq më 25 qershor 2009 në shtëpinë e tij në Los Angeles nga një sulm kardiak në zemër.

Memoriali mbi jetën dhe veprimtarinë e tij u mbajt më 7 korrik të vitit 2009 në Staples Center, i cili u ndoq nga një shërbim familjar në Forest Lawn Memorial Park’s Hall of Liberty.

Sipas statistikave që u bënë, evenimenti arriti rreth tre miliarde shikues në të gjithë botën duke e bërë atë transmetimin live më të shikuar në historinë televizive.

Nga të famshmit që performuan ishin: Mariah Carey, Stevie Wonder, Lionel Richie, John Mayer, Jennifer Hudson, Usher, Jermaine Jackson dhe Shaheen Jafargholi.