Fjalë Kyçe

Arrestohet personi që keqperdori kartelat e bankës dhe kreditit

Arrestohet personi që keqperdori kartelat e bankës dhe kreditit

Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, sot ka arrestuar një person të dyshuar se ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Ai ka thënë se me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.