Fjalë Kyçe

Këngëtari i njohur po kërkohet nga Policia, dyshohet për dhunë në familje

Këngëtari i njohur po kërkohet nga Policia, dyshohet për dhunë në familje

Këngëtari Ricky Martin ka mohuar akuzat për dhunë. Ndaj tij, është lëshuar një urdhër ndalimi, i firmosur të premten pasi autoritetet morën një ankesë nga një burrë.

Sipas gazetës portorikane El Vocero, personi në fjalë kishte qenë në një lidhje për 7 muaj me këngëtarin para se të ndaheshin.

Personi i paidentifikuar pretendon se Martin nuk e ka pranuar ndarjen dhe është parë pranë shtëpisë së tij të paktën tre herë. Sipas El Vocero, ata “u ndanë dy muaj më parë, por i padituri [Martin] nuk e pranon këtë. Ai e telefonon shpesh. Përveç kësaj, ai e ka parë rreth banesës së tij të paktën në tre herë.