Fjalë Kyçe

Vuçiq: KiE do të nisë procedurën e pranimit të Kosovës më 2 apo 3 nëntor

Vuçiq: KiE do të nisë procedurën e pranimit të Kosovës më 2 apo 3 nëntor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Këshilli i Evropës do të nis procedurën e pranimit të Kosovës më 2 apo 3 nëntor.

Sipas presidentit serb, është një plan më i gjerë që është bërë kohë më parë dhe sipas tij, Kosova s’ka marrë veprim ad hoc.

“Është dashur të jetë më 19 tetor, por më 19 supozoj se para Këshillit të Evropës do të dalë vetëm Dunja Mijatoviq me vlerësimin e saj për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë”

“Më pas më 2,3 nëntor presin që Komiteti i Ministrave të marrë vendimin për fillimin e procedurës për pranimin në Këshillin e Evropës”, është shprehur Vuçiq, shkruan RTS, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës derisa ai të jetë në krye të presidencës serbe.