Fjalë Kyçe

65 milionë euro efekti i masës 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe BeH

65 milionë euro efekti i masës 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe BeH

Efekti i vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është mbi 65 milionë euro

Kështu ka thënë drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një intervistë, ku ka njoftuar se importi nga këto dy vende ka shënuar rënie të mëdha.  Pavarësisht këtij vendimi, Berisha ka thënë se bazuar në projeksionet e qeverisë për vitin 2018, Dogana ka arritur të përmbush planin e të hyrave sipas trendeve në fushën e importeve.

Duke folur për ndikimet e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, Berisha ka thënë se 8 deri 10 milionë euro është vlera e mallrave më pak të importuara nga BeH.

Dogana e Kosovës pas vendimit të Qeverisë ka rritë nivelin e kontrollit për mundësinë e kontrabandës së mallrave me akcizë në pjesën veriore të Kosovës, por sipas Berishës prapë mbetet sfidues, sepse në këtë kohë rrjetet e krimit të organizuar tentojnë të përfitojnë prej kësaj mase.KP.

Ndërsa, sa i përket cilësisë së derivateve, Berisha thotë se deri tani importi i karburanteve në Kosovë është në nivelin e pranueshëm sipas legjislacionit në fuqi, sepse sipas tij, ka pasur raste të pakta që janë kthyer nga kanë ardhur.

Mirëpo, drejtori i Doganës thotë se duhet potencuar se ekziston një rrezik jo në masë të madhe, por disa individ mund të bëjnë përzierjen ose manipulimin e derivateve në brendi të vendit.Ai ka shtuar se nga janari Dogana e Kosovës do të hap një Zyrë në portin e Durrësit, e cila do të lehtësoj qarkullimin në kufi, në Vërmicë-Morinë.