Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se viktimë ishte ngasësi i motoçikletës.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull, E.B, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.