Fjalë Kyçe

Pas këshilltarëve të Merkelit, Haradinaj pret në takim diplomatin britanik

Pas këshilltarëve të Merkelit, Haradinaj pret në takim diplomatin britanik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të takohet sot me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Takimi i tyre do të mbahet në ora 13:20 në ndërtesën e qeverisë.

Ky takim i Haradinajt me diplomatin britanik vjen pas takimit që pati i pari i qeverisë me dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg.

Këta dy të fundit i kërkuan Haradinajt heqjen e takses ndaj produkteve serbe.

Vlen të theksohet se në Kosovë për vizitë kanë qëndruar së fundmi edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata e Trumpit./Gazeta Alo/