Fjalë Kyçe

Bebe Rexha tregon se nga kush u inspirua për ta bërë këngën “Last Hurrah”

Bebe Rexha tregon se nga kush u inspirua për ta bërë këngën “Last Hurrah”

Kënga e Bebe Rexhës, “Last Hurrah” ia prishi pak marrëdhëniet këngëtares me babin e saj. Kjo për shkak që atij nuk i kishin disa skena në videoklip.

Por ku ishte inspiruar që të shkruaj këtë këngë Bebe Rexha?

Gjatë ditës së djeshme këngëtarja ishte në një emision ku foli rreth këngës. Ajo tregoi se ishte inspiruar nga një torte me çokollatë për ta bërë këngën, transmeton Indeksonline.

“Ishte shkruar për tortën me çokollatë.  Njëra nga ndihmëset e mija për shkrimin e teksteve, Lauren Christie supozohej që të mos hante më sheqer dhe ajo shkoi në kuzhinë dhe mori një copë torte dhe bashkëshorti i saj i tha se nuk duhej të hante sheqer më, kurse ajo iu përgjigjë, It’s my last hurrah.”, u tha Bebe.