Fjalë Kyçe

Mungesa e kuorumit, dështon votimi i rezolutës për zhbllokimin e KQZ-së

Mungesa e kuorumit, dështon votimi i rezolutës për zhbllokimin e KQZ-së

Ka dështuar të votohet rezoluta e opozitës në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilës kërkohet nga ana e presidentit, Hashim Thaçi që të funksionalizohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Alo.

Kjo për shkak se nuk kishte kuorum të mjaftueshëm, gjë që bëri që kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, të mbyll punimet në Kuvend.

Iniciuesi i kësaj seance, Sami Kurteshi, paraprakisht në prezantimin e rezolutës tha se Kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ të bëhet pa asnjë vonesë sipas kushtetueses.

“Asnjë nga ju, përveç që keni dhënë mendime kuturu, asnjë folës s’ka thënë që kërkon nga presidenti të funksionalizoj KQZ-në. PDK u deklarua hapur që nuk e voton rezolutën sepse nuk e kishte tekstin, teksti ka  vetëm një pikë e cila thotë: kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ të bëhet pa asnjë vonesë, sipas Kushtetutës, sipas ligjeve dhe sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është pika e rezolutës, nuk ka asgjë tjetër. AAK nuk u deklarua kundër, nuk e ka nënshkruar tekstin e rezolutës, PSD nuk u deklarua kundër, Nisma doli krejt jashtë temës, 6+ nuk e ka nënshkruar dhe ka thënë nuk mund të nënshkruajnë pa partnerët e koalicionit”, ka thënë Kurteshi./Gazeta Alo/