Fjalë Kyçe

Policia reagon ndaj raportimeve për përdorimin e marihuanës në Akademinë e Sigurisë Publike

Policia reagon ndaj raportimeve për përdorimin e marihuanës në Akademinë e Sigurisë Publike

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve lidhur me dy studente të Akademisë Kosovarë për Siguri Publike, për të cilat thuhet se kanë konsumuar marihuanë.

Lidhur me këtë rast, Policia ka thënë se në Akademi nuk ka pasur asnjë rast të raportuar.

Sipas komunikatës për media, shkrimet e tilla janë duke u bërë me qëllim që të paraqesin Policinë e Kosovës dhe Akademinë Kosovare për Siguri Publike si institucione joprofesionale.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe funksionon në kuadër të kompetencave saja kushtetuese dhe ligjore, përfshirë edhe inkuadrimin e kadetëve policor të cilët trajnohen sipas standardeve më të larta evropiane. Sa i përket shkrimit të publikuar në këtë portal, se kinse dy studente serbe që po përgatiteshin të bëhen police janë kapur duke konsumuar marihuanë, dhe se kinse Akademia ka vendosur vetëm masë disiplinore por nuk i ka përjashtuar, nuk qëndron dhe është komplet shkrim i pavërtetë dhe jo i drejtë, pasi që në Akademi nuk ka asnjë rast të raportuar të kësaj natyre. Shkrimi i pavërtetë i këtij portali, i cili përpiqet të paraqes Policinë e Kosovës dhe Akademinë Kosovare për Siguri Publike si institucione jo profesionale, është tendencioz dhe aspak i vërtet, andaj dëshirojmë edhe një herë të ri-theksojmë se institucionet kompetente janë profesionale, të pa lëkundura në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, përfshirë edhe trajnimin dhe aftësimin profesional të kadetëve policor sipas standardeve më të larta”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Alo/