Fjalë Kyçe

“Raportet e shqiptarëve me SHBA-në janë të forta, nuk jam në Kosovë për heqjen e taksës”

“Raportet e shqiptarëve me SHBA-në janë të forta, nuk jam në Kosovë për heqjen e taksës”

Kryeministri i kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj, dhe delegacionin shqiptaro-amerikan.

Haradinaj tha se së bashku me Gjonaj kanë biseduar tema të ndryshme të cilat janë në interes të shqiptarëve, duke shtuar se shqiptarët në Ballkan kanë nevojë për shqiptarët që jetojnë në Amerikë, shkruan Gazeta Alo.

“Kemi bisedua shumë tema, prej shqetësimeve të punëve në Kosovë, e kemi edhe një situatë festive, me 3 mars votojnë shqiptarët e Tuzit, i ftojmë të gjithë shqiptarët me votu. Ne ende shqiptarët në Ballkan kemi nevojë për njerëzit tanë në Amerikë që me vazhduar me qëndruar bashkë”, u shpreh Haradinaj.

Kurse, anëtari  i Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj, tha se është i nderuar që është në Kosovë, në kremtimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

“Është nder për mua që sot jemi në Kosovë dhe në vigjilje të 11 vjetorit të pavarësisë së vendit. Është nder i madh që jam këtu, pasioni dhe emocionet që kisha kur eca në sheshet e Prishtinës, dhe të jesh në mes të këtyre njerëzve është diçka që do e kujtoj shumë vjet”, tha Gjonaj.

Ai tha se temë e takimit ka qenë edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se ky i fundit do të normalizojë marrëdhëniet në mes shteteve.

Sipas tij, raportet e shqiptarëve me SHBA-në janë të forta.

“Ne biseduam edhe për vazhdimin e dialogut sepse është në interes të Kosovës, kjo ndihmon në ndërtimin e të ardhmen për të gjithë shqiptarët në botë.  Marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, janë të forta dhe gjithmonë do të jenë. Kosova është vend i pavarur dhe po vepron si i tillë”, shtoi Gjonaj.

Ai ka thënë se nuk është sot në Prishtinë me mision nga ShBA për heqje të takës ndaj Serbisë./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj