Një vajza 7-vjeçare nga Kosova sot gjatë ditës ka vdekur në spital të Durrësit.
Policia e Durrësit ka njoftuar se një vajzë shtatë vjeçe nga Podujeva, e cila ka rrezikuar të mbytej në det, është dërguar në spitalin e qytetit
Vajza nuk ka arritur të mbijetojë, duke vdekur në qendrën spitalore.
“Më datë 27.08.2019, rreth orës 13:40, ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.