Fjalë Kyçe

73 vende të lira për studentët në drejtimin e Filozofisë në UP

73 vende të lira për studentët në drejtimin e Filozofisë në UP

Për herë të parë prej pasluftës ka nisur të bie numri i studentëve që konkurrojnë në degët e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës. Kështu, Dega e Filozofisë ka kërkuar sivjet t’i pranojë 100 studentë. E, kanë konkurruar vetëm 27 kandidatë. Kanë mbetur 73 vende të lira.

Universiteti i Beogradit për çdo vit pranon nga 70 studentë në Departamentin e Filozofisë. Shteti serb ka popullsi prej rreth 7 milionë banorëve.

Kosova ka më pak se 2 milionë banorë. Dhe, për çdo vit Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e 100 studentëve në Drejtimin e Filozofisë.

Ministria e Arsimit dhe as Universiteti i Prishtinës kurrë s’kanë bërë asnjë studim se sa filozofë i duhen tregut të punës.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi që ka aprovuar numrin e studentëve për secilën degë asnjëherë s’ka kërkuar të arsyetohen shifrat e studentëve me tregun e punës dhe as me kërkesën e shoqërisë për profile të caktuara.

Mirëpo, janë maturantët që kanë nisur të vetëdijesohen pasi shteti ka dështuar të kufizojë kuotat e regjistrimeve nëpër drejtime që s’kërkohen në tregun e punës.

Kështu, i ka ndodhur pikërisht Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Prishtinës.

Prej 100 vendeve që i kanë kërkuar me konkurs kanë konkurruar vetëm 27 kandidatë. Kanë mbetur 73 vende të lira.