Fjalë Kyçe

Haradinaj bën homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it

Haradinaj bën homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

Haradinaj ishte i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Ministri i FSK-së Rrustem Mustafa dhe Komandanti i FSK-së Rrahman Rama.

Për nder të ushtarëve të rënë, Filharmonia e Kosovës, ka performuar pranë Pllakës Memoriale nëSheshin “Nënë Tereza”.

Haradinaj, ka thënë se sy dekada më parë filloi historia e re e Kosovës, kur bota e lirë përmes fushatës ajrore të NATO-s, ndërpreu tragjedinë e popullit tonë, shpëtoi shumë jetë dhe mundësoi rikthimin për jetë në liri të popullit të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Siaps tij, Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, qëndron e palëkundur në jetësimin e vlerave të përbashkëta euro-atlantike.

Haradinaj, ka shtuar se në shenjë mirënjohjeje për kontributin, ndihmën dhe sakrificën sublime të grave dhe burrave të kombeve të lira, në shërbim të vlerave të lirisë, kam bërë nderim, së bashku me kabinetin qeveritar, te Pllaka Memoriale për ushtarët e KFOR-it, në Sheshin “Nena Terezë”, si dhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve Britanikë, në Sheshin “Edith Durham”, në kryeqytet.