Fjalë Kyçe

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë, policia jep detaje

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Alo se në aksident është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Sipas saj lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës.

“Rreth orës 10:30 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklisti dhe një automjeti. Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti, për Gazetën Alo.

Lexo edhe:

Një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Agim Ramadani”, më saktësisht afër Kuvendit të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes shihen policia dhe ambulanca, shkruan Gazeta Alo.