Fjalë Kyçe

Aksident mes kamionit, traktorit dhe disa veturave në Gjilan, ka edhe të lënduar

Aksident mes kamionit, traktorit dhe disa veturave në Gjilan, ka edhe të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit në Gjilan.

Në këtë aksident janë përfshirë një  kamionë, pesë vetura dhe një traktor.

Rastin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po mundem me ta konfirmu se një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit. Dyshohet se shkaktar është një kamion transportues i cili dyshohet se shkaktoi aksident zingjiror në mes disa veturave”, ka thënë shkurt Hashani.

Hashani ka thënë se ka edhe persona të lënduar, mirëpo nuk dihet se sa është numri i tyre./Gazeta Alo/