Fjalë Kyçe

79 vjeçari i vë flakën shkurreve në Gjakovë, shoqërohet në stacion policor

79 vjeçari i vë flakën shkurreve në Gjakovë, shoqërohet në stacion policor

Pasditen e djeshme Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatë për zjarr në fshatin Sopot të Gjakovës.

Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dal njësitet policore të cilët më pas kanë njoftuar edhe zjarrfikësit. Ata menjëherë kanë lokalizuar zjarrin.

Ndërsa policia pas hetimeve të kryera ka kuptuar se zjarri ishte shkaktuar nga P.C 1942( 79 vjeçar).

“Patrulla policore ka filluar të mbledhë informata mbi kryesin e mundshëm dhe pas një pune operative ka arrite dhe ta identifikoj të dyshuarin, i cili fillimisht ka refuzuar dhe hezituar të pranoj autorësinë si zjarrvënës, por pas ofrimit të dëshmive të pa kontestuara ka pranuar te këtë ndezur fillimisht ca shkurre në pronën e tij, mirëpo zjarri ishte përhapë më shpejtësi dhe në shkurre tjera në një fushë të lirë aty pranë, por duke rrezikuar që të përhapej edhe më tej në një zone pyjore.

I dyshuari P.C. i datëlindjes 1942, M.SH. —— është shoqëruar në Stacionin policor, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, intervistimit dhe pranimit të veprës së kryer, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt”, thekson zyra për Informim e Policisë në Gjakovë.