Fjalë Kyçe

Edhe një ish-ushtar ftohet për intervistim nga Specialja

Edhe një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Alo, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka thënë se në ora 14:30 do ta mbajnë një konferencë për media ku edhe do ta prezantohet bashkëluftëtari i cili është ftuar nga Gjykata Speciale, pa dashut të jep më shumë detaje.

“Po në ora 14:30 e kemi një konferencë për media ku edhe do të prezantohet bashkëluftëtari jonë me emër e mbiemër i cili është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim”, ka thënë Gucati./Gazeta Alo/