Zinedine Zidane vazhdon të mendojë për prurjet te Real Madrid në verën e vitit 2019.
‘Los Blancos’ janë gati të nisin bisedimet me Liverpool, për sulmuesin Sadio Mane.
‘DailyMail’ bën të ditur se Mane ka qenë i lidhur me Real Madridin edhe në fund të sezonit të larguar, por largimi i papritur i Zinedine Zidane, kishte ndryshuar edhe synimet e skuadrës në tregun e transferimeve.
Kthimi i Zidane, e rikthen Real Madridin në ‘pistën’ Mane, që po bëhet gati të nis bisedimet dhe t’i dërgojë Liverpoolit një ofertë për 26 vjeçarin.
Mane është lojtari më në formë te Liverpool në dy sezonet e fundit, për të cilën skuadër në 85 paraqitje ka shënuar 40 gola.