Një 8 vjeçar i cili i vlerëson lodrat në YouTube, është zgjedhur nga Forbes si personi që ka fituar më së shumti para nga kjo platformë në vitin 2019.
Ryan Kaji, kanali i të cilit ‘Ryan’s World’ ka 22.9 milionë abonues, ka fituar 26 milionë dollarë në vitin 2010 – një rritje prej 4 milionë nga viti 2018, kur doli të ishte gjithashtu fituesi më i madh nga YouTube.
Forbes vlerëson se dhjetë njerëzit që fituan më së shumti të ardhura nga YouTube, e cila është pronë e Google, sollën në total 162 milionë dollarë mes 1 qershorit, 2018 dhe 1 qershorit, 2019, transmeton Gazeta Express.
Ryan kapi vëmendjen e internetit kur nisi trendin e ‘hapjes’, që përfshin hapjen e dhuratave para kamerës dhe komentimin e secilës prej saj. Një tjetër fëmijë, Anastasia Razinskaya, 5 vjeç, doli në vendin e tretë me fitime totale prej 18 milionë dollarë.
Lista e Forbes bazohet në të ardhurat që dalin nga përmbajtjet e sponsorizuara, reklamat, shitjet dhe shëtitjet. YouTube ka njoftuar se nga viti i ardhshëm nuk do t’i shfaqë më reklamat e personalizuara në përmbajtje të fëmijëve.
Kjo vjen pasi Google u pajtua të paguante 170 milionë dollarë, pas akuzave se YouTube theu ligjin kur gjurmoi dhe u shiti reklama fëmijëve të caktuar.
Lista e njerëzve që fituan më së shumti nga YouTube më 2019:
1 — Ryan Kaji, $26 milionë
2 — Dude Perfect, $20 milionë
3 — Anastasia Radzinskaya, $18 milionë
4 — Rhett and Link, $17.5 milionë
5 — Jeffree Star, $17 milionë
6 — Preston (Preston Arsement), $14 milionë
7 — PewDiePie (Felix Kjellberg, $13 milionë
7 (edhe ky) — Markiplier (Mark Fischbach), $13 milionë
9 — DanTDM (Daniel Middleton), $12 milionë
10 — VanossGaming (Evan Fong), $11.5 milionë