Nëse keni menduar se aplikacionet për të gjetur të dashur ose vetëm për marrëdhënie seksuale dhe kënaqësi janë vetëm për të rinjtë, atëherë na lini të ju njoftojmë me 83 vjeçaren Hattie Retrograde.
Ajo mund të jetë gjyshe, por Hattie është duke në botën e takimeve për meshkuj të moshuar- ajo dëshiron meshkuj të rinj.
Hattie filloi të dal me meshkuj më të rinj për shkak se asaj i ka munguar intimiteti apo pasja e një partneri, por mbi të gjitha dëshiron të di se si është bota moderne e takimeve, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.
Ish valltarja ishte e martuar për 25 vite dhe ajo tha se ajo ish burri i saj kishin një jetë të mrekullueshme seksuale. Ndërsa tani, ajo kryen marrëdhënie seksuale me meshkujt që janë dekada më të rinj se ajo.
Ajo ka hapur një aplikacion në “Tinder” i cili njihet si program ku mund të takosh shumë persona, dhe ka deklaruar se që kur e ka hapur këtë aplikacion ajo ka takuar më shumë se 50 meshkuj të rinj vetëm për marrëdhënie seksuale. “Unë jam e lumtur që jam me një kohë, kur mund të takoj dhe të kem sa më shumë të dashur që të mundem”- tha ajo.
Për momentin ajo është në lidhje me Shaun, i cili është 33 vjeç.