Fjalë Kyçe

84 pacientë në SHSKUK, 21 prej tyre post-covid

84 pacientë në SHSKUK, 21 prej tyre post-covid

84 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, sipas SHSKUK-së.

Nga ta, 27 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, ku 11 janë të konfirmuar me COVID-19, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rëndë.

Në klinikën Infektivë 11 pacientë po trajtohen nga Covid 19 ku dy janë në gjendje të rëndë.

Por në Infektivë më i madh është numri i atyre që janë duke u trajtuar post-covid.

Sipas raportit ditor 21 pacientë, janë duke u trajtuar pasi e kanë kaluar Covid 19.

Ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë po trajtohen 30 pacientë. Spitali i Gjakovës ka 1 pacient, ai i Pejës, 4 pacientë, i Gjilanit 14 pacientë. Spitali i Vushtrrisë dhe ai i Mitrovicës kanë nga 1 pacient.