Fjalë Kyçe

849 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri

849 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 849 raste të reja infektimesh, ndërsa nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 5 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 216. Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.