Meshkujt duken apo të paktën mundohen që të jenë të fortë dhe të vendosur.
Stereotipat na kanë mësuar se meshkujt nuk kanë frikë për asgjë, e po kjo nuk është e vërtet, janë thjeshtë stereotipa të vendosura nga shoqëria.
Meshkujt kanë frikë nga shumë gjëra, dhe këtu do t’i prezentojmë disa prej tyre, raporton “Bright Side”.
Si duket trupi i tyre
Nga një moshë shumë e hershme, gratë mësohen se trupi i tyre duhet të jetë ideal gjatë tëre kohës. Mendojn se duhet të ushtrojnë dhe ta mbajnë dieta gjatë tërë kohës. Por, kjo nuk do të thotë që meshkujt nuk shqetësohen dhe frikësohen nga ky fakt, nëse nuk do të ishte kështu numri i meshkujve që ushtrojnë në palestër nuk do të ishte kaq i madh. Ankthi më i madh i tyre është nëse dikush ja përmend peshën, transmeton lajmi.net.
Paratë
Parat janë njëra prej arsyeve më të njohura të frikës së meshkujve. Një mashkull mund të mos jetë në lidhje, por ata shqetësohen për situatën financiare, sepse mendojnë se kjo është gjëja më e rëndësishme në një lidhje.
Gjatësia
Si nuk mund të shqetësohet një mashkull për gjatësi, kur një “mashkull ideal” për çdo gra është gjatësia. Nësë gratë nuk do të shqetësoheshin për gjatësi, atëherë meshkujt që nuk janë shumë të gjatë do të kishin më shumë shanse.
Meshkujt e tjerë janë kërcënim për ta
Xhelozia e meshkujve nuk është aq e dukshme sa te gratë, megjithatë ia lëndon vetëbesimin po aq shumë sa grave. Partneri juaj mund të mos tregoj shenja të shqetësimit kur i tregoni më ndonjë shokë apo kolegë. Por ju duhet të dini këtë: ai shqetësohet shumë, dhe e krahason vetën me një konkurrentë potencial.
Sa partner i ka pasur e dashura në të kaluarën
Nëse meshkujt fillojnë të diskutojnë se sa partner ka pasur e dashura e tij, grave mund të ju duket e çuditshme. Meshkujt, dëshirojnë që çdo gjë të jetë perfekte, andaj leni ata të shqetësohen, mos flisni për të kaluarën.
Pak eksperiencë në lidhje
Imazhi i një mashkulli pa eksperiencë në lidhje është ankthi më i madh i meshkujve, sepse ata mundohen të tregohen me përvojë dhe ndonjëherë edhe gënjejnë për numrin e lidhjeve që ata kanë pasur.
Të flasin për emocione
“Mos qaj! Ti je burrë!” kjo është ajo se çka kanë dëgjuar meshkujt që kur kanë qenë fëmijë. Familja e tyre kanë dashur t’i bëjnë ata të fortë, por kjo nuk ide e mirë. Ata frikësohen nga të qenit të dobët apo edhe të i tregojnë emocionet e tyre.